E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Lajçak takon Vuçiç në Beograd/ Diskutohet rinisja e bisedimeve me Kosovën

Perfaqësuesi i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak është takuar me presidentin Aleksandër Vucic në Beograd.

Gjatë një konference për shtyp, Vuçiç tha se dialogu me Prishtinën mund të rinisë në muajin korrik.

Presidenti serb tha se Beogradi është i gatshëm për arritjen e një marrëveshjeje, megjithëse theksoi se procesi i dialogut nuk do të jetë i lehtë.

Lidhur me datën e rifillimit të dialogut, Vuçiç u shpreh se i takon të dërguarit të BE-së të vendosë ditën e takimit me përfaqësuesit e palës kosovare.

Lajcak ndodhet ne Beograd pas vizites ne Kosove javen e kaluar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë