E enjte, 1 Tetor 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kosova

Lajçak takon Kurtin dhe Mustafën: Kosova të ketë qëndrim unik për dialogun me Serbinë

Në ditën e dytë të vizitës në Prishtinë, i dërguari i Bashkimit Europian për Dialogun Kosovë-Serbi po vijon takimet me liderët e partive politike.

Ai është takuar me kreun e Lidhjes Demokratike Isa Mustafa dhe me liderin e Lëvizjes vetëvendosje Albin Kurti. Gjatë bisedimeve, Lajcak theksoi nevojën që Kosova të dalë me një qëndrim unik gjatë procesit të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian.

Reklamë

Çdo marrëveshje duhet të jetë e pranueshme nga të gjitha palët shkruan LAjçak në Twitter pas takimit me Kurtin.  

Sipas axhendës i dërguari i BE-së pritet të takohet edhe me kreun e PDK-së Kadri Veselin dhe krerët e partive të tjera parlamentare.

Pas takimeve me Lajçak, krerët e partive politike në Kosovë do të takohen të enjten me kryeministrin Avdullah hoti, me qëllim unifikimin e qëndrimeve për procesin e dialogut.

Ky hap i shefit të qeverisë vjen pas ftesës së SHBA-se për një takim më 27 qershor në Shtepinë e Bardhë, Kosovë – Serbi, që u përshëndet edhe nga këshilltari amerikan për Sigurinë Kombëtare, Robert O’Brien.

 “Shtetet e Bashkuara mirëpresin zhvillimin e këtyre diskutimeve të rëndësishme”, shprehet këshilltari amerikan në postimin e tij në Twitter.    

Më shumë video

Reklamë