I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pritet të takohet sot me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçic, në Beograd.

 

Bisedimet do të zhvillohen në ambientet e  presidencës serbe.

 

Ky takim vjen pas mbajtjes së forumit strategjik “Bled 2023”, ku ndër të tjera u diskutua edhe situata mes dy vendeve në funksion të rritjes së sigurisë.

 

Gjatë qëndrimit të tij në Slloveni, Lajçak  u takua edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Ai bëri të ditur se në shtator pritet të mbahet takimi i radhës mes dy udhëheqësve në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *