E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Lajçak takim me Kurtin në Slloveni/ Zbardhet tema e diskutimit

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar ditën e sotme me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

 

Takimi mes Laçak dhe Kurtit u bë në sajë të Forumit Strategjik të Bledit në Slloveni.

 

Reklamë

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lajçak shprehet se në fokus të diskutimeve ishte takimi që do të bëhet në Bruksel mes Kurtit dhe Vuçiç në kuadër të dialogut.

 

Po ashtu, ai deklaron se u diskutua rëndësia e zbatimit të marrëveshjes së 3 qershorit.

 

“Pata një takim të rëndësishëm me kryeministrin Albin Kurti, sot në Bled. Tema jonë kryesore e diskutimit ishin përgatitjet e takimit të radhës të dialogut të nivelit të lartë në shtator me fokus normalizimin e marrëdhënieve dhe zbatimin e deklaratës të 3 qershorit”, shkroi Lajçak.

Vazhdo të lexosh

Reklamë