E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Lajçak në Prishtinë: Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do të vijojë

I ngarkuari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak  doli në konferencë për shtyp në Prishtinë bashkë me Ushtruesen e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani.

Ai vlerësoi procesin zgjedhor në Kosovë dhe veçanërisht forcat politike që pranuan rezultatin. Lajçak përgëzoi Albin Kurtin për fitoren ne zgjedhje.

I ngarkuari i Bashkimit Evropian u shpreh besimplotë se dialogu Kosovë-Serbi do të vazhdojë dhe se program qeverises i Vetëvendosje nuk e pengon një process të tillë.

 

 “BE është e gatshme që të mbështes krijimin e vendeve të reja të punës, luftimin e korrupsionit. BE dhe SHBA presin vazhdimin e  procesit të dialogut. Kisha një bisedë të gjatë me Kurtin dhe Osmanin se ku jemi me çështjen e dialogut dhe ku kemi arritur si dhe cilat janë hapat të cilat i parashohim. Dialogu do të vazhdoj, do të krijojmë disa procedura interne për vazhdimin e dialogut”

Më shumë video

Reklamë