Emisari special i Bashkimit Evropain për Dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, është takuar me anëtarët e Bundestagut gjerman.

 

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Lajçak, përmes një postimi në X. Ai ka treguar se me anëtarët e Bundestagut ka diskutuar për zgjerimin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor.

 

“Pati një shkëmbim të hapur dhe të thellë me anëtarët e Komisionit të Bundestagut për Bashkimin Evropian sot në Bruksel”, ka shkruar Lajçak në Tëitter.

 

“Folëm për momentin e ri të zgjerimit të Bashkimit Evropian, gjendjen e dialogut [ndërmjet Kosovës dhe Serbisë] dhe hapat e ardhshëm”, ka thënë ai.

 

Lajcak ka përfunduar duke i falënderuar anëtarët e Bundestagut për mbështetjen që i kanë dhënë atij në punën që e bën në ndërmjetësimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë./vizionplus.tv

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *