Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha se ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për “hapat e ardhshëm” në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve. Takimet u zhvilluan në margjina të Forumit Strategjik të Bledit në Slloveni.

 

“Kam zhvilluar dy takime të ndara, të rëndësishme dhe substanciale me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti”, shkroi Lajçak në Twitter. Lajçak nuk dha më shumë detaje.

 

Nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, Kosova dhe Serbia janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011.

 

Kurti dhe Vuçiç janë takuar për herë të fundit në korrik, por pa shënuar ndonjë përparim në bisedime.

 

Një takim i ri midis tyre është paralajmëruar për këtë muaj, por data nuk është caktuar ende./Rel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *