Fitorja ndaj Keln ka ndihmuar Laipzig të kthehet tek rezultatet pozitive dhe të rimarre vendin  e trete në kampionat. Ekipi i Nagelsman ka hasur vështirësi vecanerisht në 45 minutat e para por në fund ka marrë një fitore të kënaqshmë në shifrat 2-4 në transfertë.

Vendasit ishin të parët që kaluan në avantazh me anë të Cardoba, por Laipzig nga ana tjetër nuk vonon shumë dhe barazon shifrat me anë të  Schik. Minuta e 38, është Nkuku ai që kalon në avantazh Laipzig duke përmbysur kështu rezultatin që në pjesën e parë.  

Fraksioni i dytë i lojës filloi me po atë rritëm dhe dëshirë për gol. Ishte i përhershmi Timo Werner ai që gjeti rrugën e rrjetës.Këtë herë vemendja nuk shkoi tek ai por tek portjeri Gulacsi me assistin e dhënë për Werner.

Ky i fundit nuk gaboi dhe coi rezultatin në shifrat 1-3.  Dy minuta më vonë Keln u mundua të reagonte me një gol nga Madeste, por vetëm kaq . Goditjen finale e dha Dani Olma që vulosi rezulatin final të ndeshjes në  2- 4. 

Titullar këtë takim ishte dhe futbollisti me origjinë shqiptare, Elvis Rexhbecaj i cili u aktiviaua për 58 minuta. Me këtë fitore, Laipzig rimori vendi e tretë , 2 pikë larg nga Dortmundi i vendit të dytë, dhe 9 pikë nga Bayern kryesues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *