Subscribe

Kjo është pamja që të ofron sot laguna Kune – Vain në Lezhë, një prej zona më të rrezikuara nga erozioni. Për t’i ardhur në ndihmë kesaj pasurive natyrore te rrezikuar, qeveria ka bere gati projektin e zhvillimit ekonomik e social, me nje vlerë që arrin rreth 20 milionë dollarë. Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, tha se ky projekt është një risi për vendin tonë, për nga marrja e masave konkrete dhe përshtatja ndaj ndryshimeve klimatike. Koka tha se nga studimet në terren janë konstatuar disa problematika siç janë derdhja e hidrovorit në Lagunën e Kune-vain si dhe devijimi i lumit Drin, i cili derdhet ne Bune. Zbatimi i këtij projekti është parashikuar të zgjasë 3 vjet. Në fillim të 2017 pritet të fillojnë investimet konkrete ku përfshihen: Rehabilitimi i 10 puseve artizane që do të shkarkojnë ujë të pastër në lagunë, ripyllëzimi i të paktën 10 hektarë pyjeve të degraduara bregdetare në periferi të lagunës Ceka, ndërtimi i një kanali të ri funksional, ndërtimi i 2 paneleve/valëthyese mes lagunës Ceka dhe Detit Adriatik dhe mbjellja e 2000 metër duna bregdetare me bimë rezistente ndaj klimës. Projekti është financuar nga Fondi Global i Mjedisit-GEF dhe UNEP me bashkëfinancim të Ministrisë së Mjedisit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *