Lady Gaga ka shumë kohë që përflitet se është fejuar me partnerin e saj, Christiano Carino, ka konfirmuar për të gjithë zyrtarizimin e kësaj marrëdhënie.

 

Ndërkohë pak muaj më parë këngëtarja u shfaq me një unazë me gurë në ngjyrë rozë që mendohej se ishte unaza e fejesës.

 

Megjithatë zyrtarizmi i marrëdhënies së Lady Gagas nuk është më mister, sepse këngëtarja më në fund i ka pranuar të gjitha thashethemet.

 

Lady Gaga u nderua në ndarjen e çmimeve “Women in Hollywood Awards” të drejtuar nga revista ‘Elle’ dhe aty konfirmoi fejesën e saj.

 

Gjatë fjalimit, këngëtarja falenderoi të fejuarin e saj Christian që ishte në publik dhe në fund të dy pozuan krah njëri-tjetrit. Kjo vjen pas ndarjes së bujshme nga ish i fejuari i saj, aktori Taylor Kinney.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *