E mërkurë, 30 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Lady Diana paska shpërthyer në lotë pas dasmës dhe fajin e kishte …

Edhe pse kanë kaluar më shumë se 20 vite nga ndarja e parakohshme nga jeta e lady Dianës, princeshës aq shumë të dashur, e cila ndryshoi katërçipërisht rregullat e ngurta të oborrit mbretëror dhe fitoi zemrat e të gjithëve falë butësisë, por edhe karakterit rebel të saj, shtypi i shkruar, njëlloj si biografët, nuk ka ndaluar kurrë së shkruari për të. Dhe sa më shumë kalon koha,n aq më shumë rritet kureshtja për të ditur çdo gjë ndodhi në jetën e dukeshës 36-vjeçare, duke nisur nga fëmijëria e hershme, marrëdhënia me princin Charles, dasma e shumëpërfolur e deri tek divorci.

 

Reklamë

Princi Charles dhe Diana lidhën kurorë më 29 korrik të vitit 1981, në një ceremoni madhështore, e cila mblodhi emrat më të njohur të aristokracisë angleze, e jo vetëm. Por ndërkohë që bota shijonte një nga dasmat më të bukura të gjitha kohërave, një dramë e vërtetë ndodhte mes çiftit. Vetëm pak orë pasi i thanë ”Po” njëri-tjetrit, princesha Diana shpërtheu në lotë për shkak të një dhurate që i erdhi Charles-it.

 

Bëhet fjalë për një byzylyk floriri, ku ishin gdhendur inicialet G dhe F, shoqëruar me një buqetë lulesh dhe një pusullë ku shkruhej ”Për Gladys-in, nga Fredi”. Dy emrat e koduar i përkisnin babait të William e Harry-t, dhe dashurisë së tij të përhershme Camilla, e cila sot është bashkëshortja e princit Charles.

Vazhdo të lexosh

Reklamë