E premte, 13 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Laçjanit i gjendet drogë, tritol dhe granatë në shtëpi

Një  46-vjeçar është arrestuar në kuadër të operacionit të koduar   “Shemria” në Kurbin.

Gjatë operacionit, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 0.5 kg lëndë narkotike, fishekë luftarak, 1 kallëp tritoli dhe një granatë difensive me ndezës të pavendosur.

Kontrolli u krye të banesën e shtetasit të arrestuar P. G., 46 vjeç, banues në fshatin Shemri, Kurbin.

Ky shtetas akuzohet për  veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë