E mërkurë, 16 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Lacio nxjerr në shitje Elseid Hysajn

Ilustrim · Vizion Plus

Elseid Hysaj duket se nuk është më në planet e trajnerit Mauricio Sarri, dhe për këtë arsye Lacio ka vendosur të nxjerrë në shtije.

 

Mbrojtësi kuqezi i cili u afrua falas nga Napoli te Lacio verën e vitit 2021, kohë kur në krye të klubit ishte si Drejtor Sportiv një tjetër shqiptar, Igli Tare.

 

Hysaj këtë sezon ka luajtur vetëm 8-të ndeshje në Serie A, pasi për trajnerin Sarri ai shihet gjithnjë si alternativë e dytë.

 

Por sipas asaj që shkruan “Corrieredellosport”, largimi i Hysajt në merkaton e janarit është e vështirë, pasi fubollisti shqiptar ka një pagë relativisht të lartë, pasi paguhet 2.2 milionë euro neto në sezon.

 

Shkodrani ka një kontratë me Lacion deri në vitin 2025-së, ndërsa luan në Serie A prej 11 vitesh. /Vizionplus.tv/

 

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh