E martë, 10 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Lacio i Strakoshës mund Vitesen e Rashicës

Lacio e Thoma Strakoshes e nisi me fitore aventurën ne kupën e vogël te Europes, edhe pse ne kampin kundërshtar shqiptari i Kosovës Milot Rashica beri gjithçka per ta ndalur skuadrën italiane. ne Arnhem skuadra e Pipo Inxagit fitoi 3-2 duke rrëmbyer tre pike te rëndësishme, edhe pse dy here e pa veten ne disavantazh.

 

Rashica i dhuroi nje top Matavz qe shënoi golin e pare per holandezet, por miqtë barazuan me fillimin e pjesës se dyte me Parole. 6 minuta me vone përsëri futbollisti i kombëtares kosovare protagonist teksa kete here shërbeu per Linssen qe kaloi edhe njëherë ne avantazh Vitese. Por ne minutën e 67 Imobile ktheu përsëri gjithçka ne baraspeshe, ndërsa Murgia shënoi golin vendimtar, duke i dhuruar tre pike Lacios ne ndeshjen e vlefshme per grupin K. Ne nje sfide mjaft te tensionuar dhe e shtyre per rreth nje ore për shkak te tifozëve gjermane te pranishëm ne Londër, Arsenal fitoi me përmbysje ndaj Kelnit 3-1 ne grupin H.

 

Reklamë

Gjermanet e mbyllen pjesën e pare ne avantazh fale golit te Cordoba qe ne minutën e 9. Por topçinjtë arritën te gjenin tre here rrjetën ne te dytën me Kolasinac, Alexis Sanchez dhe Belerin. Ne dy fitore me goleade ne transferte per Zenith Shenpeterburg dhe nis Balotelit dhe Shnajder. Ruset fituan ne Shkup 5-0 ndaj Vardarit ne grupin l me gola te Kokorin dopiete, Xujba, Ivanovic dhe Rigoni.

 

Nga ana tjetër, francezet fituan ne fushën e Zulte Varegem 5-1 me rrjetat e Plea dopiete, Dante, Saint Maximum, Baloteli. Ndërkohe Herta ngeci ne Berlin, ndërsa nuk shkoi me shume se barazimi i bardhe pa gola me Atletik Bilbao ne sfidën e vlefshme per grupin J.

Vazhdo të lexosh

Reklamë