E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/5 përditësuar 1 orë më parë
Sport

Lacio e përjashton nga lista e futbollistëve, Hysaj do të bëhet “tifozi” më i paguar

Elseid Hysaj ndodhet në momentin e tij më të keq në karrierë, pasi skuadra e Lacios ka vendosur të mos e përfshijë në listën e futbollistëve që do të luajnë në Seria A, duke e lënë përfundimisht në tribunë.

Hysaj dhe Lacio nuk arritën të zgjidhnin marrëvheshjen me mirëkuptim gjatë verës, për shkak se futbollisti nuk pranoi të largohej me dëshirë.

Hysaj përfiton te Lacio 2.8 milionë euro neto, dhe drejtuesit kërkuan që të zgjidhnin kontratën mes tyre, por mbrojtësi kuqezi nuk pranoi.

Mesa duket  Hysaj do të bëhet tifozi më i paguar, pasi do të ndjekë Lacion nga tribuana, nëse nuk ndryshon mendje pasi disa kampioante e kanë ende merkaton e hapur.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë