Partizani është mposhtur në transfertë përballë Laçit me rezultatin e ngushtë 1 me 0.

 

Kurbinasit e drejtuar nga Sulejman Starova u treguan më këmbëngulës duke shënuar në minutën e 60 me Lushkjan I cili arriti të mposhte Alban Hoxhën falë një gjuajtje nga distanca.

 

Pas tre ndeshjesh me humbje, kurbinasit arritën të gjenin fitoren e parë në kapmionat kurse të kuqtë regjistruan humbjen e dytë.

 

Nga ana tjetër edhe Kukësi u mposht nga Bylisi me rezultatin 2 me 1. Ballshiotët edhe pse e panë veten në disavantazh arritën të shënonin fillimisht me portierin Hidi, I cili ekzekutoi saktë një 11 metërsh të fituar e më pas me Guindon, duke bërë kështu të pavlefshëm golin e Limajt.

 

Pas 4 javësh kampionat udhëheq Tirana me 10 pikë, 2 më shumë se Teuta e vendit të dytë dhe 3 më shumë se Kukësi i vendit të tretë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *