E shtunë, 19 Shtator 2026 Film TV deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Laçi: 7 tetori shënon fillimin e Rendit të Ri Botëror

Ilustrim · Vizion Plus

Eksperti ndërkombëtar Marlind Laçi theksoi mbrëmjen e kësaj të marte në Vizion Plus, në emisionin “Quo Vadis”, se bota ka hyrë, që prej 7 tetorit të vitit 2023, në një rend të ri botëror.

Sipas tij, data 7 tetor 2023 shënon futjen e botës në një rend të ri botëror, duke theksuar se globi tashmë është i ndarë.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Flasim për rend të ri botëror?

Laçi: Po. Data 7 tetor është data e ndryshimit të rendit botëror.

Borakaj: Pse?

Laçi: Sepse me goditjen e Hamasit dhe reagimin e forcave izraelite, kjo solli përshkallëzimin, më pas edhe me ardhjen e Presidentit Trump në krye të Zyrës Ovale. Me ardhjen e tij nuk do të kemi më një Perëndim të bashkuar; ai projektoi Kinën si rrezikun kryesor në rendin e ri global. Po të shohim edhe luftën, ka indikacione të furnizimit me naftë të Iranit për Kinën. Trump ka edhe një interes si biznesmen; nuk merr për bazë historikun apo të shkuarën. Bëhet fjalë për një rend të ri botëror. Sa do të zgjasë apo si do të baraspeshohen “pllakat” e tërmetit gjeostrategjik, duket se nuk ka qetësim, pasi Kina kërcënon Tajvanin, SHBA vendet e Lindjes së Mesme, Rusia vendet baltike, dhe ne shqiptarët duhet të përgatitemi. Edhe pse vij nga një familje e persekutuar, ushtria e Enver Hoxhës ishte më dinjitoze.

Taulant Halili
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh