E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Laç, godet me thikë bashkëmoshatarin, arrestohet 17-vjeçari

Konflikti mes dy nxënësve të shkollës “At Shtjefen Gjeçovi” në laç, për pak sa nuk ka përfunduar në tragjedi. Ngjarja ka ndodhur paradites e së martës në një lokal përballë gjimnazit të qytetit. Një nga nxënësit ka plagosur me armë të ftohtë, thikë, bashkëmoshatarin e tij, banues në Mamurras. I plagosuri është dërguar menjëherë në spital dhe po i nënshtrohet mjekimit intensiv. Nga ana tjetër policia e Kurbinit ka arrestuar në flagrancë autorin e kësaj ngjarje shtetasin a. N.  Ndërkohë vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë dhe sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë