Një 23-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e së enjtes në aksin rrugor Laç – Mamurras, pasi motorri me të cilin ai udhëtonte është përplasur nga një furgon. Zamir Tuga 23 vjeç, banues në Kurbin, për shkak të plagëve të marra, nuk ka mundur të mbijetojë. Sipas policisë, shkak i aksidentit mësohet të ketë qenë shpejtësia më të cilën udhëtonte drejtuesi i furgonit. Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit, 47-vjeçarin Vasfi Kërtulla. Gjatë kësaj jave, kane ndodhur tre aksidente me pasoje vdekjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *