Subscribe

Policia e Kukësit ka dhënë informacione zyrtare edhe pse te cunguara në lidhje me operacionin antidroge te ndërmarrë në një fshat të Hasit.

Sipas këtij njoftimi gjatë operacionit antidroge është zbuluar një objekt ku rezultoi se përpunoheshin drogërat e forta.

Në pranga në këtë operacion kanë rënë shtetasit:

1- V. B.
2- F. C.
3- XH. SH.
4- M. SH.
5- A. SH.

Ndonëse nga policia e Kukësit dhe policia e shtetit nuk janë dhënë detaje të tjera në lidhje me këtë operacion, mësohet se janë sekuestruar rreth 100 kg heroinë dhe një sasi e konsiderueshme opiumi.

Duket se operacioni vazhdon për të zbuluar më shumë në lidhje me këtë operacion dhe kjo është arsye përse policia e shtetit bën të ditur se detajet do të jepen në ditët në vijim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *