E shtunë, 26 Shtator 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Laboratori i heroinës në Has, burg për tre të arrestuarit, lirohen dy të tjerë

Gjykata ka vendosur burg për pesë të arrestuarit për laboratorin e heroinës në Has. Në këtë vendim është vendosur burg për shtetasit Xhavit Shuti, Vehbi Barushi dhe Flamur Çela, ndërsa për 76-vjeçarin Mustafa Shuti dhe nusen e djalit të tij Anila Shuti gjykata ke vendosur masën arrest shtëpie.

 

Gjithashtu të mërkurën është vënë në pranga dhe një biznesmen turk në fushën e tekstileve. Emri i turkut të arrestuar ende nuk bëhet i ditur, por burimet pranë grupit hetimor thonë aktiviteti i tij përdorej si maskim për të sjellë në vendin tonë nga Turqia opium, që përdorej për përgatitjen e heroinës brenda laboratorit në Has.

 

Në laboratorin e Hasit, ajo përpunohej dhe me pas hidhej në treg me destinacion Gjermaninë dhe vende të tjera të BE-së.

Vazhdo të lexosh