Një shtetas turk ka rënë në prangat e policisë , në lidhje me hetimet për laboratorit të Kokainës në Has.

 

Ndërkohë policia bën me dije se drejtuesit e trafikut të heroinës janë 3 turq dhe një shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

 

Gjithashtu policia dhe prokuroria shqiptare po vijojnë hetimet për kapjen e anëtarëve të rrjetit të heroinës që përpunohej në një laborator të zbuluar në Has.përveç tij janë dhe dy shtetas të tjerë po turq që janë shpallur në kërkim

 

Laboratori ishte ngritur në një shtëpi të fshatit Brenogë i cili lidhet me qytetin përmes një rruge të paasfaltuar.

 

Në brendësi të tij, policia gjeti të paktën 160 kallëp droge, të dyshuar heroine, e paketuar dhe e gatshme për transport. Bëhet fjalë për të paktën 150 kilogramë.

 

Po ashtu janë gjetur dhe lëndë e material të tjera që shërbenin për përpunimin e heroinës, mes tyre dhe boçe opiumi.

 

Deri më tani janë vetëm 5 persona të arrestuar, nga të cilët tre anëtarë të familjes ku ishte ngritur laboratori.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *