SPAK mbyll hetimet për 11 anëtarët e grupit të Fierit që trafikoi 485 kilogramë kokainë nga Kolumbia nëpërmjet plehut kimik.
Sipas prokurorisë tonelatat e drogës janë paketuar dhe ngarkuar në një kontenier, që është transportuar nga Kolumbia nëpërmjet portit të Pireut, në Greqi.
Më pas kokaina u transortua në Malin e Zi, e përmes rrugëve tokësore dhe mundi të futet në Shqipëri.
Operacioni i përbashkët i agjencive të huaja ligjzbatuese që gjurmuan lëvizjen e ngarkesës zbuloi laboratorin në Frakull të Fierit.
Mbi të pandehurit rëndojnë akuzat e trafikut të drogës, armëmbajtje pa leje dhe organizatë kriminale.





