Laboratori hapësinor kinez  “Tiangong 1”, i cili kishte dalë jashtë kontrollit, u përplas mëngjesin e se hënës me Tokën, duke rene në det të hapur, në Paqësor.

 

Zyra kineze e Inxhinierisë Hapësinore njoftoi se pjesa më e madhe e laboratorit me peshë prej 9 tonësh, u shpërbë sapo hyri në Atmosferën e Tokës, pas 2 375 ditësh e 21 orësh në orbitë.

 

Kina i humbi kontaktet me “Tiangong 1”, ose i quajtur ndryshe “Pallati Qiellor”, duke u detyruar ta shpallte jashtë kontrollit. Ekspertët nuk kishin qenë në gjendje ta parashikonin se ku do të binte, por mëngjesin e së dielës, laboratori hyri në atmosferën e Tokës mbi Paqësorin e Jugut, pa vënë në rrezik zonat e banuara.

 

Jeta e laboratorit hapësinor ishte parashikuar të përfundonte në vitin 2013, por Kina vendosi zgjatjen e shërbimit të të dhënave deri në 16 mars të 2016-tës.

 

Laboratori u ndoq nga teleskopë dhe radarë të 12 agjencive hapësinore e qendrash kërkimore nga e gjithë bota.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *