Subscribe

Duke filluar nga kjo e premte të gjithë ata që do ti nënshtrohen Check-Up-it do të kenë garanci të plotë për për përgjigjen e analizave. Premtimi është bërë nga vetë kryeministri Rama, i cili i shoqëruar nga Ministri i Shëndetësisë Beqaj, pa nga afër rrjetin e ri të 20 laboratorëve. Ai është një investim prej 3.2 milionë eurosh i kompanisë që ka fituar tenderin më të akuzuar nga opozita.

“Edhe Unë që e kam mbrojtur këtë partneritet publik-privat dhe këtë proces, kam qene krejtësisht i paditur, lidhur me cilësinë e jashtëzakonshme të stafit. Jam shumë i nderuar që kam takuar këto koordinatore të shkëlqyera. Jam i mrekulluar nga teknologjia, nga gjithë serioziteti dhe siguria e procesit dhe sigurisht se e kam ditur që garancia pas këtij suksesi është ndërthurja me dy kompani nga ma të famshmet që e mbështesin këtë proces. Këtë investim mund ta bënte vetëm partneriteti me privatin. Nuk e bënte dot shteti këtë lloj investimi dhe nuk e garantonte dot shteti këtë lloj cilësie.”

Ndërsa Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, shpjegoi se investimi siguron edhe transportin e kampioneve te gjakut deri ne laboratorë.

“Rrjeti i laboratorëve të partnerit, ka një investim të partnerit privat prej 3,2 milion euro. Janë 380 qendra shëndetësore, ku flota me 40 automjete, merr kampionët dhe i sjell në laboratorë në të gjithë vendin.”

Laboratorët mundësojnë dhe kthimin e shpejtë të përgjigjeve brenda një kohe prej 24 deri në48 orë për rastet që konsiderohen alarmuese.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *