Video · Vendi
Laboratorë në pikat doganore, Gjylameti: Kontrolle tek operatorët e përpunimit të qumështit, mishit dhe bukës
Të gjitha pikat doganore në Shqipëri do të pajisen me laboratorë inteligjentë për të bërë të mundur skanimin në kohë reale të mallrave të importuara që futen në vend.
Në daljen e parë publike, drejtuesja e re e AKU-së, Blerina Gjylameti, tha se ky operacion do të nisë së shpejti për të garantuar sigurinë ushqimore.
Reklamë
Ajo shtoi se në javët në vijim do të ndërmerret një aksion në të gjithë vendin, ku do të kryhen inspektime tek të gjithë operatorët e grumbullimit dhe përpunimit të qumështit, mishit dhe bukës.
Në fund, Gjylameti u shpreh se aksioni do të përfshijë edhe operatorët turistikë, për të garantuar cilësinë e shërbimeve.
Më shumë video
Reklamë




