Subscribe

Shkolla “Vasil Shanto” ka tashme një laborator informatike. Por, ky është vetëm fillimi i një fushate që kreu i bashkisë së Tiranës ka ndërmarrë për të pajisur me kompjuterë të gjitha institucionet arsimore te kryeqytetit.

 

“Jam shumë i lumtur që sot po hapim një laborator informatike, që vjen si një investim konkret me 14 kompjuterë për klasën e informatikës në shkollën ‘Vasil Shanto’. Unë e di që Tirana ka 226 shkolla, por duke folur për të 226 nuk zgjidhim gjë, ama duke folur për secilën prej tyre e duke bërë çdo ditë nga një punë me miq që dhurojnë diçka konkrete, atëherë mund transformojmë çdo shkollë”.

 

Veliaj theksoi se në një kohë kur teknologjia është ajo që po ndryshon me hapa të shpejtë jetën e të gjithëve, ndërtimi i laboratorëve të informatikës është vetëm një hapësirë për të rinjtë që duan t’i dedikohen inovacioneve.

 

Laboratori i informatikës në shkollën “Vasil Shanto” u jetëzua edhe falë ndihmës së ambasadës greke.

 

 “Është kënaqësi e madhe që bashkëpunojmë me një tjetër projekt të Bashkisë së Tiranës. Është një shkollë fantastike, pata rastin t’i hidhja një sy dhe shikoj që është e rinovuar. Kontributi ynë në këtë projekt synon të mbështesim të rinjtë në botën ku ata jetojnë dhe ku teknologjia e informacionit zë një vend të konsiderueshëm. Është një shtysë e mëtejshme për të rinjtë”.

 

Një kontribut të rëndësishëm në përgatitjen e të rinjve për teknologjinë e informacionit do të jetë japë edhe transformimi i Piramidës, e cila shumë shpejt do të kthehet në qendrën më të madhe rinore multifunksionale në rajon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *