Subscribe

Një laborator i ri në Porto Romano të Durrës pritet të rrisë më tej cilësinë e analizave ndaj karburanteve që tregtohen në vend. Ky laborator do të jetë në funksion brenda muaji tetor dhe risia që sjell përveç teknologjisë është edhe shkurtimi i afateve të rezultatit të analizave.

 

Falë këtij laboratori shkurtohen ndjeshëm koha e pritjes për subjektet deri në daljen e vlerësimit të produktit, nga 12 orë që është aktualisht, në 1 orë. Kjo do të kursejë shumë dhe shpenzimet operative që vetë subjektet kanë në kohën e përpunimit- u shpreh kryeinspektori I ISHT Admir Abrija.

 

Ministrja Belinda Balluku inspektoi këtë investim, i cili pritet të analizojë afro 80 % të karburantit që tregtohet në vend.

 

“Duke qenë dhe afër dy porteve kryesore, ku ne kemi dhe lëvizjen e karburanteve, si ato që importohen si dhe eksporti, në kohë rekord besoj do të kemi të gjitha të dhënat. Është një ndërtese e sigurt, gjë të cilën ne po kërkojmë t’a bëjmë dhe tek ndërtesa qendrore në Tiranë, pasi të gjitha ekzaminimet që ISHTI bën duhet të jenë në kushte të sigurta dhe të mos këtë asnjë ndërhyrje nga jashtë”, nënvizoi Balluku.

 

Ky laborator është një vlerë e shtuar në analizimin e cilësisë së naftës, benzinës apo gazit, që importohet. Por sipas të dhënave karburanti që importohet i plotëson standardet e cilësisë, ndërsa problem mbetet mungesa e kontrollit në tregun vendas ku nuk janë të pakta rastet kur nafta e importit përzihet me atë vendase.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *