E premte, 13 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:40 Në vijim ora 04:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Laborator droge në shtëpi, pranga 35-vjeçarit shqiptar

Policia italiane ka vënë në pranga një 35-vjeçar shqiptar nën akuzën e trafikut të drogës. Autoritet kanë sekuestruar të ndaluarit 1 kg e gjysmë heroinë e konfeksionuar në dy pako.

 

Ndërkohë që gjatë kontrollit në banesën e shqiptarit është zbuluar një laborator përpunimi heroine, si dhe janë sekuestruar 1 kg e gjysmë heroinë, 6 kg lëndë përzierje për përgatitjen e dozave të drogës dhe 8 mijë euro cash.

 

Reklamë

35-vjeçari, emri i të cilit ende nuk bëhet me dije, ishte marrë në hetim që prej muajit qershor, por arrestimi i tij është bërë ditën e sotme.

 

Mediat italiane raportojnë se trafikanti shqiptar rezulton i martuar në Shqipëri e me qëndrime të shpeshta në qytetin e Milanos. 35-vjeçari i shiste dozat e përgatitura nga vetë ai në një zonë pyjore të Milanos, e frekuentuar nga përdoruesit e drogës.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë