Subscribe

Këto janë imazhet e 31 viteve më parë, kur opera “La traviata” shijohej jashtë Tiranës dhe Teatrit të Operas dhe Baletit. Ishte viti 1986 kur muzika e Verdit prezantohej në Vlorë, Fier e Kukës. Me një vendim të po këtij lloji, 250 artistë të këtij institucioni do rrugëtojnë për të përcjellë art nga sot edhe në teatrot e rretheve. E para që do t’i mirëpresë është Shkodra.

 

“La traviata” ka ndryshuar me kohën, nisur nga baleti që më herët nuk ka qenë pjesë e shfaqjes apo edhe skenografia që do t’i përshtatet sallave teatrale ku do të marrë jehonë.

 

Kjo opera me tri akte, do të gjallërojë jo vetëm jetën artistike të teatrit “Migjeni”, por edhe atë të teatrit Skampa në Elbasan më 12 Mars.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *