Subscribe

Mes dy shteteve, Serbisë dhe Shqipërisë. Kjo është jeta e re e gazetares Doreada Mio, e cila më emisionin Living Room në Vizion Plus rrëfehu si rrallë herë përjetimet e saj.

Mio tha se vendimin për tu transferuar në Beograd e ka marrë brenda 5 ditësh, teksa shton se tashmë ndjen që i do njësoj të dyja shtetet.

Një nga herët që po kthehesh, sa zbrita në Beograd, më mori malli për Tiranën. Dhe aty mendova a mund të jetojë njeriu me dy dashuri, mos është e rrezikshme kjo? E kuptova që dhe Beogradi ishte qyteti im. Fillimi ishte pak i vështirë sepse për 48 vjet kisha jetuar vetëm në Tiranë. Ky vendim u morr brenda 5 ditëve. Pasi u mendova, duhej të lëvizja nga zona e rehatisë, sepse unë i kisha marrë çdo gjë Tiranës dhe duhej të kisha një eksperiencë të re. Unë mendova që ishte koha për një ndryshim”, tha Mio.

E pyetur nga moderatorja Brunilda Lahe nëse i ka ndodhur në ndonjë moment që të kërkojë të rikthehet për të jetuar në Tiranë, Mio shtoi se jo vetëm që është përshtatur me mjedisin, por edhe Beogradi i pëlqen shumë.

Nuk ka ndodhur deri më tani që të them u mërzita dhe do kthehem në Tiranë. Unë përshtatem shpejt si tip. Beogradi më pëlqeu sepse atje mendoj për veten time. Në Tiranë na merr rrjedha e punës, takime të ndryshme e të kalonte dita e mos rrije me veten”, tha gazetarja./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *