E mërkurë, 7 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

La shtatzënë 12-vjeçaren/ Vihet në pranga 23-vjeçari nga Mallakastra, vizita te mjeku zbuloi gjithçka

Një 23-vjeçar nga Mallakastra është vënë në pranga, pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur.

 

Reklamë

Si pasojë e mitura ka mbetur shtatzënë pa dëshirën e saj. E gjendur në këtë situatë, 12-vjeçarja ka lajmëruar të atin. Ky i fundit ndodhej në Greqi së bashku me të ëmën e vajzën, ndërsa vetë ajo jetonte me gjyshërit.

 

Reklamë

Pas kontrollit të kryer tek mjeku nën shoqërinë e të atit, ka rezultuar se e mitura ishte në muajin e dytë të shtatëzanisë.

 

Si pasojë, 12-vjeçarja ka rrëfyer emrin e personit me të cilin ka kryer aktin seksual, gjë e cila ka çuar pas hekurave adultin 23-vjeçar.

 

Nuk është ende e qartë nëse bëhet fjalë për një raport intim mes të miturës dhe 23-vjeçarit apo përdhunim.

Vazhdo të lexosh

Reklamë