E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/5 përditësuar 6 minuta më parë
Sport

La Liga, Barcelona “shpartallon” Valencian me rezultatin 5-2

Vazhdon te mbretërojë ekuilibri ne La Liga.

 

Ne javën e 4 Barcelona mundi Valencian 5-2 ndërsa vazhdon te qëndrojë një pike larg Realit dhe dy nga kryesuesit e Atletikos.

 

Reklamë

Ne Kap Nou u duk një ndeshje shume e lehte për katalanasit te cilët zhbllokuan qe ne minutën e 2 shifrat me Fati, ndërsa 5 minuta me vone dyfishuan rezultatin me De Jong.

 

Ne minutën e 27 te takimit duket se Valencia u fut përsëri ne loje kur ngushtoi diferencën e golave me Kevin Gamier.

 

Gjithsesi superioriteti i skuadrës se Valverdes ishte i dukshëm ne këtë mbrëmje kur me fillimin e pjesës se dyte gjeten përsëri rrjetën me Gerard Pike.

 

Përballë një kundërshtari jo ne lartuesinë e duhur radha i erdhi Luis Suarez te linte gjurme edhe ai ne këtë mbrëmje ne minutën e 61.

 

Përsëri El Pistolero 9 minuta nga fundi shënoi golin peste për te zotet e shtëpisë, Gomez ne minutën e shtesës vulosi rezultatin përfundimtar 5-2.

 

Pavarësisht fitores problem me i madhe për Barcelonën ne këto momente mbetet mbrojtja ku ne 4 takime ka pësuar gjithmonë gol.

 

Deri tani 7 gola te pësuar gati dy ne çdo ndeshje.

Vazhdo të lexosh

Reklamë