Barcelona mbajti edhe pas javës se 13 te kampionatit spanjoll, kreun e renditjes me te njëjtën diference 4 pike larg nga Valencia. Ne Mestaja sfida kryesore e kësaj jave nuk shkoi me shume se barazimi 1-1, edhe pse do te mbahet mend gjate per nje gol te anuluar me se te rregullt nga Lionel Mesi.

 

Edhe pse ishte testi i se vërtetës per vendasit ne përpjekje per te ngushtuar diferencën, ishin katalanasit qe e filluan me mjaft presion takimin, duke tentuar zhbllokimin e shifrave. Ne minutën e 30-te erdhi dhe episodi qe ngjalli mjaft polemika. Ishte portieri neto i cili nuk arriti te bllokonte nje top te gjuajtur nga argjentinasi Mesi qe përfundoi ne rrjete megjithe përpjekjet e gardianit per ta larguar. Për çudinë e te gjithëve dhe protestave te miqve, per arbitrin kryesor nuk ishte gol. Pas nje pjese te pare me vuajtje te mëdha, Valencia arriti te fitonte territor dhe fale kësaj supremacie gjeti avantazhin ne minutën e 60 me Rodrigo. Por edhe pse me entuziazmin e avantazhit te zotet e shtëpisë nuk arritën te administronin rezultatin,  duke pësuar gol 8 minuta nga fundi me autor Jordi Alba pas nje pasimi te Mesit.

 

Paris Sg nuk njeh rival ne France. Ne supersfiden e javës se 14-te parisienët fituan ne fushën e rivaleve te tyre Monako. 2-1 ne Luigji i dyte me ekipin e Unai Emery qe e çon ne 8 pike distance me skuadrën e Principatës qe tashme barazohen ne vendin e dyte edhe nga Lioni. Përballe nje skuadre qe vuajti shume per te reaguar, miqtë gjeten rrjetën ne minutën e 19 me Edinson Cavani. Edhe pse te zotet e shtëpisë me agresive ne pjesën e dyte, goditja fatale erdhi shume shpejt kur Neymar ne minutën e 52 ktheu ne gol nje penallti te marre nga po vete braziliani. Pas këtij goli, parisienët zoter te fushës, ndërsa goli i Mutinjo ne minutën e 81 ishte shume pak përballe nje skuadre superiore.

 

Objektiv i realizuar per Juventus ne javën e 14 te serisë A. Zonja e vjetër mundi ne shtëpi Krotonen 3-0 duke mbajtur hapin e Napolit dhe te Interit. Një pjese e pare e luajtur ne fushën e skuadrës kalabreze, por muri kundërshtar arriti te zmbrapste çdo sulm duke i mbyllur 45 minutat me rrjeta te paprekura. Ne te dytën Manxhukic zhbllokoi rezultatin ne minutën e 52 pas nje gjuajtje me koke, De Shilio 8 minuta me vone dyfishoi shifrat per te mbyllur gjithçka Benatia ne minutën e 71 te takimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *