E premte, 18 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 17 minuta më parë
Kronikë

La fshatin pa drita, procedohet 66-vjeçari

Ilustrim · Vizion Plus

Policia e Vaut të Dejës ka nisur procedimin penal ndaj një 66-vjeçari, i cili la gjithë zonën pa energji elektrike.

Sipas njoftimit të policisë 66-vjeçari Ç. H., 66 vjeç, banues në fshatin Shelqet, pasi dyshohet se ka prerë një pemë që ka rënë mbi telat e energjisë elektrike, dhe si pasojë kanë mbetur përkohësisht, pa këtë shërbim, banorët e fshatin Shelqet.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Ç. H., 66 vjeç, banues në fshatin Shelqet, pasi dyshohet se ka prerë një pemë që ka rënë mbi telat e energjisë elektrike, dhe si pasojë kanë mbetur përkohësisht, pa këtë shërbim, banorët e fshatin Shelqet. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

/Vizionplus.tv/

Taulant Halili
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh