E premte, 6 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 04:25 Në vijim ora 04:25: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

“KZAZ-të mbajnë peng procesin”

Kur kanë kaluar 3 ditë nga përfundimi i procesit zgjedhor, disa KZAZ ende nuk kanë dorëzuar materialet zgjedhore e tabelat e rezultateve me vendimet përkatëse.

 

Shqetësimi është ngritur nga vetë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili e ka quajtur të patolerueshme këtë vonesë qe dëmton procesin.

 

Reklamë

Sipas institucionit te administrimit te zgjedhjeve,  mosdorëzimi i tyre kohë bëhet pengesë për të vijuar procedurat e miratimit të tabelave përmbledhëse të rezultateve për çdo qark, ashtu siç e parashikon Kodi Zgjedhor.

 

Një nga KZAZ-të problematike është ajo nr. 42 Kavajë, ku akoma nuk janë miratuar tabelat përmbledhëse të rezultateve për zgjedhjet për Kuvendin dhe për zgjedhjet për Kryetarin e Bashkisë Kavajë.

 

Në njoftimin për shtyp, KQZ bën me dije se raste të tilla konsiderohen si shpërdorim detyre dhe ndaj personave do të merren masa sipas parashikimeve ligjore.

Më shumë video

Reklamë