Ka kaluar pak kohë, që nga ndarja e Kylie Jenner me Tyga, por gjatë kësaj periudhe ajo është afruar shumë me Travis Scott. Ndërkohë qe po shijon romancën e saj të re, Tyga nuk pushon së dërguari mesazhe!

 

 

Kylie po i injoron totalisht ato duke qenë se ai tashmë nuk është më në interesat e saj dhe të gjithë vëmendjen e ka përqendruar te i dashuri aktual. Tyga e kishte mundësinë e tij dhe nuk e shfrytëzoi si duhet, për më tepër Kylie thotë se ai duket si një fëmijë krahasuar me Travis.

 

 

Mesazhet e Tygas në fillim ishin të ëmbla, por ai gjithashtu ka dërguar edhe disa mesazhe aspak të këndshme, të cilat ajo i merr si një tjetër provë të papjekurisë së tij. Ylli i “Keeping Up With The Kardashian’s”, dhe reperi, u ndanë në muajin mars ndërkohë që shumë pak javë më pas, ajo u pa në shoqërinë e Travis, prej të cilit nuk është larguar më që nga ajo kohë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *