E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 03:40 Në vijim ora 03:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Kylie Jenner “po vdes” të martohet me Tyga

Kylie Jenner është e dëshpëruar të martohet me Tyga, madje ajo është gati që ta zyrtarizojë dashurinë e tyre. Një person pranë saj, tregon se Jenner nuk kërkon me ngulm të martohet me rreperin vetëm sepse është e dashuruar. Pas kësaj dëshire të flaktë të 19-vjecares, fshihet edhe një arsye tjetër. Kylie ka frikë se mbase Tyga merret me femra të tjera, ndaj mendon se më e mira, është që ai të ndjejë përgjegjësi ndaj saj, sa më shpejtë të jetë e mundur.

 

Burimi vijon: “Mendja e saj rri vetëm tek dasma. Ajo mendon për fustanet, unazat dhe muajin e mjaltit. Në kokën e saj Kylie ka planifikuar absolutisht cdo detaj nga dasma e tyre. I ka mbetur vetëm të shoh propozimin e Tyga.” Kjo martesë ama është vetëm dëshira e Kylie, sepse një shok i ngushtë i rreperit, rrëfen se cfarë mendon ai: “Tyga e di se cfarë do ajo por nuk ka ndërmend të hedh ate hap. Ai mendon se të dy janë shumë të rinj për tu martuar dhe nuk do të nxitohet.”

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë