Kylie Jenner u bë kryeqendra e rrjetit për shkak të këpucëve që bleu në një dyqan luksoz. Ndërkohë që shumë emra të njohur po përpiqen të kontribuojnë e të luten për zjarret në Amazonë, Kylie shpenzon para për të shtuar disa këpucë më tepër në garderobën e saj.

 

Kjo nuk i ka pëlqyer aspak fansave. As atyre që adhurojnë familjen Kardashian-Jenner.

 

Kylie publikoi disa imazhe në Instagram duke provuar këpucë të ndryshme. Ndër to, ishte dhe një imazh nga dollapi i saj, për të cilin shkruajti: “A kam një problem?” Tani fansat po e akuzojë se nuk shqetësohet për përhapjen e zjarreve në Amazonë, i cili prodhon 20% të oksigjenit në planet.

 

“Kylie Jenner ka blerë 673838 palë këpucë Gucci ndërkohë që pylli i Amazonës po DIGJET. Ajo ka miliarda para dhe miliona ndjekës. Minimumi që mund të bëjë është të postojë diçka në Instagram”, shkruajti një prej ndjekësve.

 

22-vjecarja nuk ka bërë ende asnjë reagim për këtë cështje. Madje ajo vijon të postojë imazhe ku promovon linjën e saj kozmetike./ Tring

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *