E martë, 10 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 20:45 Në vijim ora 20:45: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 5 minuta më parë
Showbiz

Kylie Jenner përgënjeshton thashethemet për ish-in e saj

U përhapën fjalë se Kylie Jenner ishte ndarë nga Tyga për shkak të dëshirës së tij për të shfrytëzuar pasurinë e saj. Kjo rezulton të mos jetë e vërtetë, sepse vetë çifti e përgënjeshtroi në heshtje duke u shfaqur bashkë në publik.

 

 

Një burim tregon si qëndron e vërteta mes tyre, duke thënë: “Kylie dhe Tyga kanë jetuar larg njëri-tjetrit këta muajt e fundit. Janë takuar shpesh por nuk kanë më marrëdhënien e ngrohtë që ekzistonte dikur.”

Reklamë

 

 

Informatori, që preferon të mbetet anonim, përforcon deklaratën duke shtuar: “Kylie mbase do ta dojë gjithmonë Tygan, por ajo nuk është më e dashuruar me të. Një pjesë e mirë e romancës në lidhjen e tyre është zhdukur prej disa kohësh.”

 

 

Mbase çifti nuk ndihen mirë për këtë pjesë dhe po përpiqen ta rregullojnë, për të mos humbur njëri tjetrin dhe vitet që kanë kaluan bashkë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë