E hënë, 9 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Kylie Jenner në pritje të ëmbël?

Prej disa javësh Kylie Jenner është vendosur në qendër të vëmendjes nga mediat rozë. Në fillim u fol gjatë për tradhëtinë e mikes së saj, Jordyn Woods dhe tashmë për problemet në jetën sentimentale me Travis Scott. Në këtë kohë ndoshta shanset do të ishin të pakta për një shtatzëni, por fansat janë të bindur se Kylie Jenner po pret fëmijën e saj të dytë.

 

21-vjeçarja ka publikuar në ‘Instagram’ një foto në të cilën shihet duke mbajtur shtrirë mbi trup vogëlushen e saj, Stormi. “E vogla ime po më rri shumë ngjitur këto kohë”, – ka shkruar Kylie bashkangjitur fotos së saj.

 

Reklamë

Fansat mendojnë se kjo është një shenjë që tregon se Kylie është shtatzënë, sepse fëmijët e ndjejnë më së miri këtë gjë. Pak muaj më parë vetë Kylie publikoi një foto duke i bërë të gjithë të dyshojnë për një shtatzëni, por më pas i hodhi poshtë të gjitha thashethemet.

 

Nuk dihet nëse Kylie është apo jo shtatzënë, por është e sigurt se ajo është shumë e aftë ta mbajë të fshehtë këtë gjë, njësoj siç bëri me Stormin.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë