E hënë, 21 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Kylie Jenner i jep goditjen përfundimtare Woods

Pas tradhëtisë së bujshme të Jordyn Woods me Tristan Thompson, bashkëshortin e Khloe-s, 21-vjeçarja ndërpreu çdo marrëdhënie me familjen Kardashian dhe nuk u pa më në shoqërinë e miliarderes, Kylie-t.

 

Së fundmi ajo i ka habitur të gjithë me veprimin e fundit, pasi është filmuar duke kërcyer në një club me ish-të dashurin e Khloe-s, James Harden. Kërcimi i saj përpara James i cili qëndronte i ulur, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, ndërsa video është publikuar me shpejtësi në rrjet.

 

Reklamë

Pas “tradhëtisë për herë të dytë”, Kylie i ka dhënë goditjen përfundimtare ish-mikeshës së saj duke e hequr Jordyn nga lista e ndjekësve për të mos pasur më asnjë kontakt me të, ndërsa Jordyn vazhdon të ndjekë ende 21-vjeçaren.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë