Mesa duket lidhja e Kylie Jenner me Travis ishte një tjetër “dështim”. Dyshja janë përpjekur të rregullojnë marrëdhënien dhe t’a bëjnë lidhjen të funksionojë, por nuk ia kanë dalë.

 

Për këtë arsye ata kanë vendosur të ndahen. Kylie dhe Travis janë parë bashkë për herë të fundit gjatë muajit gusht, në premierën e filmit-dokumentar të reperit.

 

Pak ditë më parë Kylie u shtrua në spital për shkak të komplikcioneve nga gripi dhe sipas mediave Travis nuk ishte me të. Gjithashtu në dasmën e Justin dhe Hailey Bieber, ka qenë vetëm Stormy ajo që ka shoqëruar Kylie-n gjatë mbrëmjes!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *