E hënë, 9 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Kylian Mbappe zgjedh Parisin

Në Francë nuk kanë më dyshime. Talenti Kylian Mbappe ka zgjedhur të vazhdojë karrierën me PSG. Lajmi në fakt nuk është ende zyrtar, por televizioni i njohur francez TF1 zbuloi se, vetë 18-vjeçari i ka kërkuar Monacos që të largohet duke shprehur vetë vullnetin për të luajtur me kryeqytetasit, rivali i madh i klubit të principatës në garën për titullin kampion.

 

Madje TF1 argumenton se Mbappe e mori vendimin për të kaluar tek PSG, pasi këta të fundit blenë për shifrën rekord 222 milion euro brazilianin Neymar. Pasi ka bindur lojtarin, tani bosi i parisienëve Al Khelaifi, duhet të binde Monacon drejt së cilës do të shkoje shumë shpejt oferta zyrtare, 155 milion euro plus bonuset. Një shifër vërtet impresionuese për të blere kartonin e një lojtari që është vetëm 18 vjeç, pavarësisht se krahasohet gjithnjë e më shumë me Tieri Henri.

 

Reklamë

Mbapë, protagonist i madh me golat e tij në shpalljen kampion te Monaco, kërkohet edhe nga Real Madrid, Barcelona dhe Manchester City. Ndërkohe, PSG vazhdon të ketë probleme me Neymar, pasi federata spanjolle vazhdon të mos sjelle lejen e transferimit, duke rrezikuar ta leje 25-vjerçarin sërish jashtë ndeshjes se radhës në kampionat ne fundjave me Guinkamp.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë