Subscribe

Pas ngërçit që ka shkaktuar mbyllja e qeverisë ne Shtetet e Bashkuara, qindra e mijëra punonjës të administratës  nuk janë paraqitur në punë, pasi Senati Amerikan dështoi në përpjekjet për të arritur një marrëveshje.

 

Mbyllja e qeverisë nisi mesnatën e të premtes kur ligjvënësit nuk arritën dakordësinë në projektligjin për financimin e buxhetit. Te hënën pasdite do të votohet në senat për t’i dhënë fund krizës. Kjo do të thotë se shumë zyra të qeverisë do të qëndrojnë të mbyllura.

 

Shumica e stafit në departamentet e banimit, mjedisit, arsimit dhe tregtisë nuk janë paraqitur ne pune. Gjysma e punëtorëve në departamentet e thesarit, shëndetësisë, mbrojtjes dhe transportit gjithashtu nuk do të punojnë. Përpunimi i vizave dhe pasaportave mund të vonohet.

 

Por shërbimet thelbësore që mbrojnë “jetën ose pronën” do të vazhdojnë, duke përfshirë sigurinë kombëtare, shërbimet postare, kontrollin e trafikut ajror, disa shërbime mjekësore, asistencën ndaj katastrofave dhe burgjet.

 

Sipas rregullave të senatit, buxheti kërkon 60 vota në dhomën me 100 anëtarë. Republikanët aktualisht kanë 51 senatorë, që do të thotë që kanë nevojë për ndihmën e disa demokratëve për të miratuar buxhetin. Hera e fundit që qeveria u mbyll ishte viti 2013-te dhe zgjati për 16 ditë. Ajo i kushtoi qeverisë 2 miliardë dollarë humbje në produktivitet dhe shkaktoi pasoja negative në ekonomi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *