Në ditën e dytë të protestes për vitin 2019, studentet e disa fakulteteve të Universitetit të Tiranës dhe Bujqësorit janë grumbulluar para kryeministrisë.

 

Të kondicionuar nga temperaturat e ulëta dhe nga numri jo shumë I madh, të rinjte kanë provuar të gjejnë mënyra të ndryshme për ta bërë të ndjehet protesten e tyre.

 

Ashtu sikurse të hënën, edhe këtë të martë studentet kanë kycur dyert e disa fakulteteve.

 

I tillë ishte rasti I Universitetit Bujqësor në Kamëz ku madje ka pasur edhe një debat mes forcave te rendit dhe të rinjve që kanë ndërmarrë këtë akt.

 

E njejta gjë ka ndodhur edhe tek Politekniku.

 

Një ditë më parë disa student që goxhduan dyert e Universiteteve janë shoqëruar në komisariat  për tu lënë sërish të lirë.

 

Pavarësisht miratimit të vendimeve nga Këshilli I Ministrave që lidhen kryesisht me kërkesat e tyre, të rinjte nuk duan ta ndalin protesten e tyre dhe kërkojnë anullimin e Ligjit të Arsimit të Lartë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *