AKU ka vijuar kontrollët në disa zona të vendit sa i takon produktevbe ushqimore që përdoren në restorante dhe higjenes së këtyre bizneseve

 

Së fundmi inspektoret e AKU-së evidentuan dy “Restorante” ku kryenin veprimtari në kundërshtim me standardet e sigurisë ushqimore si dhe në kushte të rënda higjeno-sanitare.

 

Konkretisht, gjatë kontrollit që DRAKU, Dibër ushtroi në subjektet me aktivitet “restorant” “Skënder Tusha”, Burrel dhe “Shkëlqim Rica”, Mat u konstatuan ambiente me myk, lagështi si dhe mjetet e punës në kuzhinë ishin totalisht të amortizuara.

 

Ndaj subjekteve u mor masë administrative gjobë 600.000 lekë si dhe bllokim të menjëhershëm të aktiviteteve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *