E moshuara Luisa Zappitelli festoi të dielën 109-vjetorin e saj. Pavarësisht pandemisë, ajo nuk hoqi dorë nga festimet, edhe pse me masat e duhura. Një nga gratë më të vjetra në Itali, katër ditë më parë Luisa Zappitelli u shfaq në ballkon për të falenderuar ata që uruan.

 

Ajo kishte edhe maskën, pavarësisht se kishte distancë fizike nga ata që gjendeshin poshtë ballkonit të saj. “Unë i mbijetova virusit spanjoll dhe pneumonisë. Ky koronavirus nuk më tremb”, tha ajo. Kur gripi spanjoll “mori dhenë”, ajo ishte 7 vjeçe. E moshuara kujton:

 

“E gjithë familja ishte në shtrat, me gjyshen time, e cila ishte tashmë shumë e moshuar. Por ne ishim të gjithë bashkë. Por tani kur i shoh ata njerëz të varfër vetëm ndihem shumë e trishtuar. Sa keq është të vdesësh si në ferr. Vetëm! Unë jam me fat, sepse kam fëmijët e mi, nipërit e mbesat e mia. Njëri është mjek dhe gjithmonë më monitoron. Dhe pastaj unë kam Zotin me mua, unë gjithmonë lutem dhe e di që nëse Ai është atje dhe unë mund të jem e sigurt.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *