E diel, 20 Shtator 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Ky shtet do të ndalojë shitjet e cigareve për brezat e ardhshëm

Zelanda e Re ka në plan që t’ua ndalojë të rinjve blerjen e cigareve.

Sipas një ligji që pritet të miratohet vitin e ardhshëm, të gjithë të lindurit pas vitit 2008 nuk do të lejohen të blejnë cigare.

Për pasojë, do të zvogëlohet edhe numri i kompanive të autorizuara për shitjen e cigareve.

Ky mision është një prej sfidave më të mëdha për industrinë e duhanit, pasi shumë metoda të përdorura më herët nuk janë treguar edhe aq efektive dhe kanë marrë shumë kohë.

“Duam të sigurohemi që të rinjtë të mos e fillojnë kurrë duhanpirjen”, tha ministrja e Shëndetësisë, Ayesha Verrall.

Vazhdo të lexosh

Reklamë