Subscribe

Në një dalje për mediat, krydemokrati Lulzim Basha deklaroi se dje në Komisionin Hetimor kryeministri Edi Rama nuk iu përgjigj asnjë pyetjeje për incereratorët.

 

“Për herë të parë në këto 6 vite e vërteta doli në shesh, pasi komisioni hetimor parlamentar është censuruar nga shumica e mediave. Ajo që kemi denoncuar me fakte që para 6 vitesh, sot u provua përmes institucioneve zyrtare të shtetit, përmes komisionit parlamentar, falë insistimit të PD. Sidoqoftë ky është vetëm fillimi. Ndërkohë që përgatitet dhe raporti përfundimtar i komisionit, që është dhe qëndrimi i anëtarëve të komisionit, ku disa prej tyre duhet të ishin në pranga, madje janë çuditur. Maginuta, përmasat e këtij skandali janë zbuluar dhe zbërthyer në fakte korrekte. Do të mjaftonte dëshmia e Veliajt, ku VKM është bërë pa mendimin e Këshillit Bashkiak. do të mjaftonin gënjeshtrat e Ahmetajt apo njohja me Mërtirin.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *